Xhelal Sveçla: ShBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht

13 shkurt 2019 | 13:12

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, duke komentuar situatën e fundit për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës që ka vendosur Qeveria e Kosovës dhe qëndrimin amerikan, ai ka theksuar se ShBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht.

“Ato seriozisht janë duke e testuar shtetin dhe Qeverinë e Kosovës, se a janë përnjëmend kundër Serbisë, apo ata kot kanë intervenuar para 20 vjetësh! Si mund të na llogarisin për aleatë e partnerë në shekullin 21 nëse tërhiqemi nga një taksë e butë kundrejt një shteti kriminal e antishqiptar si Serbia?! Nuk mund të bëhesh partner i ShBA-ve nëse as 5% s’i përngjan Izraelit”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Italisë, Juventus është gati të bëjë “çmendurin”…