XHEVAT QERIMI – KRYETARI I GJILANIT, VITISË DHE KAMENICËS

03 janar 2020 | 19:56

Ismet Sylejmani

Po afrohet 10 Janari 2020, dita kur do të rivarroset në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Kryetari i Këshillit të Rrethit të LPRK-së për Gjilan, Viti dhe Kamenicë, Heroi i Pavarësisë së Kosovës, i pavdekshmi Xhevat Qerimi!

Burgosjet e patriotëve dhe atdhetarëve të shquar, veprimtarëve të të gjitha moshave e profesioneve, të cilët vepronin në organizatat ilegale(klandestine), të kohës jo vetëm në komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, por në tërë Kosovën dhe Viset e saja, kishin shkaktuar pengesa e vështirësi të mëdha edhe për veprimtarët e mbetur jashtë arrestimeve por edhe për veprimtarët e rinjë, të cilët ishin përballë sfidave të drejtëpërdrejta, sepse pesha e madhe që rëndonte mbi supet e tyre ishte e shumëfishtë, ishte barra e shekullit të luftës kundër Serbisë pushtuese mbi supet e tyre!

Burgosja dhe vrasja e udhëheqësit të madh kombëtar Heroit të Kombit Rexhep Malaj, largimi jashtë Atdheut për në Zvicërr i udhëheqësit të madh kombëtar Kadri Zeka dhe vrasja e Tij në Gjermani, burgosjet e grupeve të mëdha të identifikuara si grupi i Nazmi Hoxhës dhe grupi i Emin Krasniqit, me shumë shokë e veprimtarë të mëdhenj, në mesin e të cilëve Hydajet Hyseni, Bejtullah Tahiri, Ilmi Ramadani e shumë të tjerë, e krijuan një boshllek të tmerrshëm në veprimin e organizuar ilegal në Anamoravë!

Në këtë gjendje e gjeti krahinën e Tij Anamoravën, atdhetari i ri e veprimtari i përkushtuar i çështjes kombëtare Xhevat Qerimi!

Propozimin e shokëve për të drejtuar Ilegalisht në luftën kundër Serbisë me komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë, udhëheqësi i madh Xhevat Qerimi, e morri me deshirë të madhe, ngase e dinte se nuk do të kursente asgjë nga vetja e Tij, por frikësohej se ndoshta nuk do të mund ta zëvendësonte tërë atë zbrazëtirë që kishte lënë pas vete fushata e arrestimeve të drejtuesve e të anëtarëve e veprimtarëve të organizuar ilegalisht në komunat e anamoravës!

Nën udhëheqjen e Xhevat u riorganizua plotësisht veprimtaria e aktivitetit ilegal!

U krijua rend e rregull, disciplinë e aktivitet i madh!

U organizuan demostrata në Gjilan në vitin 1989 e në vitin 1990!
Ranë dëshmorë Heronjtë e Kombit Reshat Ymeri e Agim Rashiti!

U shkruan parulla me përmbajtje atdhetare e patriotike, u shpërndanë trakte e komunikata, kërkesa e thirrje të ndryshme të LPRK-së!

U ndërprenë burgosjet dhe arrestimet, ngase u krijuan rrethana të reja për aktivitet politiko-patriotik!

Në radhët e organizuara u angazhuan shumë të rinjë e të reja, të cilët u bënë bartësit e aktiviteteve të mëdha të Lëvizjes!

Xhevat Qerimi, per dallim nga pararëndësit e aktivitetit ilegal politiko-patriotik, me shoket e gjeneratës së tij e kishte ndarë mendjen!

Nga Serbia nuk mund të çlirohemi pa luftë të armatosur e frontale, pa pushkë e pa barot!

I pari ndër të parët, me autoritet e me kompetencë, me pozicion të lartë në organizatën politiko-ilegale LPRK që e drejtonte dhe në të cilën bënte pjesë që nga viti 1986, morrën vendimin e madh, përgaditje profesionale ushtarake, për fillim të luftës guerile e frontale çlirimtare, për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb!

Ishim me fat që Kryetarin e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, ta kishim të parin në grupin e parë që kishtë shkuar për tu aftësuar e për t’iu kthyer Kosovës edhe më madhështorë i brumusur me dije e aftësi të reja!

10 Janari 1993, ia ndali hapin, ia ndali hovin, ia ndali projektin që donte ta zbatonte Ai i pari dhe të tjerët ti shkonin pas!

Prishtinë më 3 Janar 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka votuar me…