Xhudistët nisin përgatitjet për “Tarragona 2018”

11 qershor 2018 | 16:20

Ekipi i xhudos me në krye kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë filluar përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. 

Edhe pse Kelmendi në “Tarragona 2018” do të jetë në cilësinë e trajneres, në Poreq ndodhet edhe komplet ekipi që merr pjesë Lojërat Mesdhetare. Kampionia evropiane, Nora Gjakova, nënkampionia Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, janë pesë garuesit e xhudos që do të kërkojnë medalje në “Tarragona 2018”.

Ata po përgatiten bashkë me trajnerin kampion olimpik, Driton Kuka. Shpenzimet e përgatitjeve të tyre do të mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës. “Përgatitjet përfundimtare për Lojëra Mesdhetare filluan në Kroaci, Poreç! Kampionia Olimpike tani më ka filluar stërvitjet serioze dhe besoj që në korrik do i bashkohet ekipit drejt Lojërave Olimpike! Pos Majlindës në Poreç po marrin pjesë i gjithë ekipi Olimpik me Kampionen Evropiane Norën e Nënkampionen Evropiane Disin”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 mbahen në Spanjë, prej 22 qershor – 1 korrik 2018. Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare, derisa përfaqësohet nga 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me kabinetin qeveritar vizituan sot…