Xhudisti japonez aplikon për nënshtetësi të Kosovës

04 dhjetor 2019 | 11:42

Sukseset e mëdha të xhudos në krye me trajnerin Driton Kuka kanë bërë që vëmendja e të gjithëve të jetë nga ekipi i xhudos së Kosovës.  Madje një xhudist japonez ka shfaqur interesim që t’i bashkohet Kosovës, për çka javën tjetër do të aplikojë për pasaportë të Kosovës.

“Ekipit ju ka bashkëngjit japonezi Nakamura që javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024”, ka thënë Kuka.

“Fundi i vitit po afron, si kurrë më parë xhudo ka arritur hiç më pak se 6 medalje Elitare në vitin 2019! Tri medalje në Minsk në Evropian e tri medalje në Kampionatin Botëror në Tokio. Në foto po mungon Loriana që sivjet ishte befasia më e madhe”, ka shtuar Kuka.

Gara e fundit sivjet për xhudistët e Kosovës do jetë Qingdao në Kinë, garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadës në Tokio e që është cakun kryesor.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber…