Xhuli Nura opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3 krah Luiz Ejllit?

15 prill 2024 | 11:18

Gjatë një interviste të fundit në “Shok Podcast” me Fis Junikun, ylli i medias dhe bukuroshja e njohur Juliana Nura, e njohur si Xhuli, ka zbuluar disa detaje të projekteve të saj të ardhshme që kanë zgjuar kuriozitetin e fansave.

I ftuar në podcastin që po përflitet gjërësisht, Xhuli ka lënë të kuptohet se ajo do të marrë pjesë në edicionin e ri të programit të shumë ndjekur, Big Brother VIP Kosova.

Moderatorin Fis Juniku, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe ngacmues, nuk mundi të kursejë pyetjet, duke aluduar se Xhuli përmes burimeve të tij ka mësuar se e ftuara mund të jetë njëra nga opinionistët e rinj të spektaklit, gjë që do të bashkojë forcat me Luiz Ejllin.

Edhe pse Xhuli zgjodhi të mos konfirmonte asnjë detaj shtesë, prania e saj dhe e Luizit si opinionistë nga sa duket do ta bënte Big Brother VIP Kosova një nga spektaklet më elektrizuese dhe të ndjekura të sezonit. “Nëse Luizi dhe unë do të ishim opinionistë, atëherë mund të them që do ta ‘digjnim flakë’ spektaklin”, tha ajo duke buzëqeshur.

Xhuli përndryshe ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale dhe rezultoi femra më e votuar e atij edicioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e arit u rritën ndërsa stoqet aziatike ranë kryesisht…