
Çitaku reagon sërish: Libra jo, grurë jo, vaj jo — edhe barkun thatë edhe mendjen thatë
21 gusht 2023
| 21:36
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me dështimin e Ministres Arbërie Nagavci, për të siguruar librat për nxënësit, lajm ky që u kumtua vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Çitaku mungesën e librave, e ka lidhur edhe me disa mungesa të tjera me të cilat tashmë po merret Prokuroria Speciale. Bëhet fjalë për mungesën e një sasie të grurit, vajit me të cilën tashmë po merren organet e drejtësisë.
Sipas Çitakut, të gjitha këto bashkë, bëjnë që ta kemi edhe “barkun e thatë” edhe “mendjen e thatë”.