Jahja Koka flet për përleshjen në Kuvend: Kam qenë bokser dhe karateist, e kuptoj psikologjinë e konfrontimit

29 gusht 2023 | 20:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i ftuar në “Frontal” në T7 ka folur edhe për përleshjen fizike që ndodhi gjatë korrikut në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast dha versionin e tij nga ajo që ka parë me sy nga vendi i ngjarjes.

Përleshjen fizike mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti, deputeti Kokaj e quajti “moment të çuditshëm”.

“Atë ditë ndodhi, sipas mendimit tim ishte moment i cuditshëm..Mua më duket që kryeministri u tregu shumë korrekt në kuptimin që rrinte i qetë, gjakftohtë dhe mu duk edhe me i ra ai s’donte me lëvizë farë, do të thotë ai qëndrimi i tij nuk e kam për lavdatë…”, u shpreh Kokaj në “Frontal”,transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, ai tha se pas përleshjes fizike brenda në Kuvendin e Kosovës ka biseduar edhe me ministrin Besnik Bislimi, për të cilin deklaron se e ka hedhur shishen sepse ka menduar që është e hapur me qëllimin për të gjuajtur ujë.

“Aty pasoi me ujë dhe në mënyë instiktive, ai mendoi që ka ujë, por shishja ishte e mbyllur, se unë e pyeta pastaj, thash profesor Besnik, pse s’e hape, tha nuk e dita mu dok gjatë me hap dhe kujtova që qet ujë, me të vertetë tha gabova, por ke spontane jo me qëllim.Sidoqoftë u bë një shtyerje…”, rrëfeu Kokaj.

Ai tha se e kupton logjikën e konfrontimit, por bota demokartike nënkupton që të mos “e prekësh” me dorë asnjë njeri.

“Unë kam qenë bokser dhe karateist dhe ushtroj akoma, prandaj e kuptoj psikologjinë e konfrontimit. Ishte brengosje shumë e madhe, kur je karatesist të tjerëve kur ju nxehet gjaku ti e ki gjakftohtësitë, unë nuk kceva fare, të gjithë janë të mitë, me qenë aty armik ke me pa ça kish ndodh. Njoni e goditi Besnikun 3 herë, por distanca ishte e madhe dhe goditja jo-efektive”, u shpreh ai tutje.

“E pash që këta të PDK-së u ekzaltuan shumë”, u shpreh deputeti i VV-së.

Tani filluan ofendimet verbale që janë më nxitëse, janë si “gjarpri”.

“Ata të PDK-së ishin fizikisht të përgatitur…”, shtoi ai.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, prokurori i shtetit ka iniciuar hetime për veprën penale “Sulmi” dhe ka autorizuar “policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përfshirë në debatin për…