Yildiz-Juventus, marrëveshja afrohet: Pagë top dhe projekt ambicioz për numrin 10

02 janar 2026 | 13:31

Rinovimi i Kenan Yildiz me Juventusin po hyn në fazën vendimtare. Sipas “Gazzetta.it”, në shtëpinë bardhezi ka zhvillime pozitive dhe nyja e kontratës së talentit turk është drejt zhbllokimit, pas javësh diskutimesh mes palëve.

Juventusi është i gatshëm të thotë “po” në dy pikat kyçe të kërkuara nga Yildiz. E para lidhet me aspektin ekonomik: klubi është gati t’i ofrojë numrit 10 një rritje të ndjeshme të pagës, në përputhje me nivelin që ai ka treguar në fushë dhe rolin gjithnjë e më qendror në skuadër.

Një sinjal i qartë besimi ndaj lojtarit që konsiderohet simbol i projektit të ri bardhezi. Pika e dytë ka të bëjë me projektin teknik. Yildiz kërkon garanci për një Juventus konkurrues, të aftë të luftojë për objektiva të mëdhenj dhe jo thjesht të mbijetojë.

Nga ajo që raporton “Gazzetta”, drejtuesit bardhezi i kanë paraqitur lojtarit një vizion ambicioz për të ardhmen, ku ai shihet si figurë kryesore dhe jo si një surprizë kalimtare.

Kontrata aktuale e Yildiz është e vlefshme deri në vitin 2029, por ideja e Juventusit është ta zgjasë më tej marrëveshjen, duke e blinduar talentin turk dhe duke shmangur interesimin e klubeve të mëdha evropiane që e ndjekin prej kohësh. Fillimi i vitit 2026 pritet të sjellë lajmin përfundimtar, me ndjesinë se këtë herë marrëveshja është vërtet pranë. Në Torino besojnë se Yildiz është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit, dhe rinovimi do ta vulosë këtë status.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enzo Maresca ka përfunduar kontratën me Chelsea më herët se…