Ylli i Anglisë: Me Kosovën ishte më shumë se ndeshje futbolli

19 nëntor 2019 | 20:35

Talenti i ri i Anglisë, Mason Mount, beson se ka mësuar shumë nga përballja e ekipit të vet kombëtar me Kosovën, në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 të cilën ai e quan shumë më të rëndësishme se thjesht një lojë futbolli, të dielën në Prishtinë.

Anglia fitoi 4:0 në një ndeshje të parëndësishme në karakterin garues, duke qenë se verdhekaltrit i kishin humbur gjasat për kualifikim tashmë dhe “Tre luanët” e kishte siguruar biletën për turneun e verës së ardhshme – por ky takim do të shkruhet në librat e historisë për gjithë atë që ndodhi brenda dy ditëve.

Ylli i Chelseat Mount me bashkatdhetarë u priten në Prishtinë në mënyrën më mikpritëse të mundshme dhe të paparë deri tani në sportin e futbollit.

“Ka qenë fantastike. Ne folëm paksa për këtë para ndeshjes dhe e dinim se si do të ishte atmosfera. Ndeshja ishte e mirë dhe shkoi shumë mirë për ne, por mendoj se sot ishte më shumë se një ndeshje futbolli. Mbështetja që na e dhanë ata gjatë ndeshjes dhe gjatë këndimit të himnit ata mbanin në duar flamuj të Anglisë… ka qenë e mrekullueshme për ne të ndodheshim në një stadium të tillë me atmosferë të tillë”, tha Mount.

Për 20-vjeçarin ky ka qenë një mësim.

Lojtarët anglezë u abuzuan në baza raciste gjatë vizitës së tyre në Bullgari, prandaj pritja që ua ofruan kosovarët ishte diçka e mahnitshme për ta.

“Kam mësuar shumë nga kjo. Ishte një natë e madhe. Të gjithë ne e dimë se çfarë ndodhi në Bullgari, ama sonte ndodhi plotësisht e kundërta. Rrallë herë mund të marrësh përkrahje të tillë nga tifozët kundërshtarë kur luan jashtë. Ishte e mrekullueshme të jesh në këtë vend. Për mua si lojtar i ri, të jem në një atmosferë të tillë ishte e mrekullueshme”, përfundoi ai.

Mount, i cili e shënoi golin e katërt të Anglisë këtë mbërmje, u përcoll jashtë fushe me duartrokitje nga tifozët dardanë në përfundim të ndeshjes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisti, Alkent Pozhegu është tre herë i certifikuar nga Guiness.…