Ylli i Arsenalit, Ben White kurorëzon dashurinë me martesë me Milly Adams

24 maj 2023 | 14:04

Ben White është martuar me partneren e tij shumëvjeçare Milly Adams.

Milly njoftoi se ajo dhe mbrojtësi i Arsenalit kishin lidhur martesën përmes një postmi në Instagram.

Në dedikimin emocionale, ajo pohoi se ishte “martuar me mikun e saj më të mirë”.

Dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë në Old Marylebone Town Hall në Londër të dielën.

White, 25 vjeç, ka zbuluar datën e dasmës në një postim të tij në Instagram.

Ai e ndau lajmin me 869 mijë ndjekësit e tij në platformë, së bashku me një koleksion fotosh.

Një foto shihen çifti të lumtur duke ndarë një puthje gjatë ceremonisë së tyre.

Në një foto tjetër, të dy mund të shihen duke ecur dorë për dore nga shkallët në vendin e ngjarjes.

Modelja Milly, dukej e mahnitshme teksa kishte veshur një jelek të bardhë dhe pantallona, ​​ndërsa White dukej shumë elegant me kostumin e zi.

Në pjesën e brendshme të xhaketës, ai kishte të qëndisura fjalët “Mr and Mrs White”.

White i propozoi Millyt në qershor, pasi mendohet se ata ishin në lidhje që nga fillimi i vitit të kaluar.

Modelja, e cila mburret me 18,6 mijë ndjekës në Instagram, u diplomua gjithashtu nga Universiteti Nottingham Trent në 2019.

Ngjarja ishte zgjedhja perfekte për mbrojtësin pasi pësoi një fund zhgënjyes të sezonit.

Arsenali humbi trofeun e Premier League pasi një formë e dobët gjatë dy muajve të fundit i lejoi Manchester Cityt t’i kapërcejë ata dhe të ruajë titullin.

White luajti për klubin këtë sezon teksa forcoi vendin e tij në ekipin e parë.

Mbrojtësi besohet gjithashtu se është në prag të një rikthimi në skuadrën e Anglisë me Gareth Southgate duke hapur bisedimet me të për të diskutuar një rikthim në nivelin ndërkombëtar.

View this post on Instagram

 

A post shared by Benjamin ? (@benwhite)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Trepça ka besim të madh se do ta barazojnë…