Ylli i Bregut të Fildishtë kërkohet nga Milani

29 dhjetor 2020 | 17:02

Lideri i Serie A, Milani, e dëshiron yllin e Crystal Palacet, Wilfried Zaha, që t’i japë shtytje për të fituar titullin e parë në Itali që nga sezoni 2010/11, raporton “The Sun”.

 Wilfried Zaha represented the Ivory Coast in the African Nations Cup

28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë në Premier League këtë sezon. Milani shpreson që ta transferojë në janar për t’iu afruar titullit të shumëpritur.

Zaha është lidhur vazhdimisht me një largim nga “Selhurst Park”, qe më shumë se 18 muaj që kur Arsenali nisi të kërkonte shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi për të…