Mourinho e dëshiron Ramosin në Tottenham

29 dhjetor 2020 | 16:51

Tottenham Hotspur mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi për të përforcuar prapavijën. Sipas “London Evening Standard”, Jose Mourinho ka dy emra fiks për këtë pozicion: Milan Skriniar dhe Sergio Ramos. Tekniku portugez i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit emrat që preferon, por në rastin e mbrojtësit të Inter, tratativa është jo pak e komplikuar pasi sllovaku konsiderohet i pashitshëm nga zikaltërit.

Në fakt edhe Mourinho është i vetëdijshëm për këtë status të mbrojtësit por në çdo rast drejtuesit e “gjelave” do të paraqesin një ofertë zyrtare.

Objektiv me konkret dhe më pak i kushtueshëm është Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid është në skadencë të kontratës dhe palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeve për rinovimin e mundshëm.

Tottenham pritet të rreshtohet mes ekipeve të tjera që do të paraqesin një ofertë gjatë merkatos së janarit për të siguruar shërbimet e spanjollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valeria Marini është sërish beqare. Showgirl i njohur në televizionet…