‘Ylli i javës’, Zeka: Përmes barazhit synojmë të mbesim në Superligë

12 maj 2025 | 12:52

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suhareka, Mevlan Zeka.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Naim Kodraliu, Enver Prapashtica, Fisnik Ademi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e tridhjetë e katërt t’i takojë Mevlan Zekës, i cili shënoj “hat-trick” në ndeshjen kundër FC Llapi, të cilën e fituan me rezultat 4:2.

Pasi mori këtë çmim, Zeka u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës: “Kemi pas vështirësi gjatë kampionatit sidomos në ndeshjet e fundit ku kishim krizë me rezultatet. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira por epilogu i takimit ishte kundër nesh. Jemi mobilizuar maksimalisht që Suhareka të qëndroj në Superligë sepse brenda skuadrës tonë ka futbollist që kanë bartë barrën kryesore edhe në ekipet ku kane qenë me herët, kemi lojtar kampion dhe do te ishte mëkat që këta futbollist të bien nga kategoria. I kemi edhe dy ndeshje dhe normalisht që do ta japim maksimumin secili prej nesh dhe besoj që përmes barazhit do të qëndrojmë në Superligë”.

“Dua ta falënderoj komisionin për vlerësimin, po e jap maksimumin në çdo ndeshje dhe besoj që do t’i ndihmojë skuadrës edhe në këto ndeshjet e mbetura. Falënderoj edhe bashkëlojtarët sepse pa ta nuk do te isha edhe unë golashënuesi i skuadrës, kryesinë e klubit dhe stafin teknik me në krye trajnerin Mirel Josa”, ka shtuar Zeka për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është…