Ylli i Juventusit infektohet me Covid

04 janar 2021 | 21:32

Nuk ka aspak lajme të mira te Juventusi në prag të super sfidës të së mërkurës kundër Milanit.

Pak minuta më parë klubi torinez ka njoftuar se Alex Sandro ka dalë pozitiv në testimet e fundit të kryera pas ndeshjes kundër Udineses.

Për momentin ai është i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, teksa do të humbasë me siguri sfidën me Milanin. Pjesa tjetër e ekipit është e izoluar në hotelin e klubit, në zbatim të urdhrave për izolim nga autoritetet shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të…