 
                    Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre amerikanë
                26 nëntor 2024
                |  12:05
            
        KB Golden Eagle Ylli ka ndarë rrugët me tre basketbollistë amerikanë. Skuadra nga Suhareka që garon në Superligën e Kosovës, ka konfirmuar largimin e lojtarëve të huaj.
Në njoftimin e Yllit, thuhet se kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme dhe lojtarë në fjalë i ka falënderuar për kontributin, si dhe u ka dëshiruar suksese në karrierë. Në fakt, amerikani Terrell është i suspenduar prej datës 4 nëntor deri më 4 shkurt të vitit të ardhshëm nga Agjencia e Anti-Dopingut të Kosovës (KOSADA), për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        