Ylli pëson humbje nga Hapoeli

03 nëntor 2022 | 07:23

Golden Eagle Ylli ka pësuar humbje si mysafir nga Hapoel Galil Elion me rezultat 85:73 (25:24, 14:16, 16:9, 30:24).

Pjesa e parë ishte e barabartë, madje me therandasit që kishin epërsi të lehtë, por dallimi u bë në pjesën e dytë që ishte vendimtare.

Izraelitët e nisën ndeshjen më mirë me epërsi prej 10:4 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, por në fund të kësaj pjese, kampionët e Kosovës ngushtuan rezultatin në 25:24, ndërsa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishte 35:40, ndërsa pjesa e parë përfundoi 39:40. Vendasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, ku në fund triumfuan 85:73. Te Ylli më i dalluari ishte Bashir Ahmed me 20 pikë.

Ylli ka një fitore e tri humbje, kurse Hapoel tri fitore e një humbje.

Në takimin tjetër të këtij grupi do të përballen dy skuadrat gjermane, Bamberg dhe Niners. Bamberg ka dy fitore e një humbje, kurse Niners një fitore e dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kohës sa presidentja Vjosa Osmani ishte në intervenim kirurgjik,…