Derisa Vjosa Osmani u operua detyrat e presidentit i kreu Konjufca

03 nëntor 2022 | 01:28

Gjatë kohës sa presidentja Vjosa Osmani ishte në intervenim kirurgjik, kompetencat dhe përgjegjësitë ajo i barti të kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik, heqjen e tëmthit, në natën e vonë të ditës së mërkurë.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të presidentes së Republikës tek kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca”, ka njoftuar Presidenca.

Në njoftim është theksuar se nga 3 nëntori, presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti në…