Yllka Gashi për Fahrije Hotin: Kjo grua e çeliktë, nder e fat që t’kam portretizu në film

28 janar 2022 | 15:53

Kur kemi hyrë në ditët finale të votimit të “Zgjoit” për Oscar, Yllka Gashi ka publikuar foto dhe ka ndarë një mesazh për Fahrije Gashin, gruan të cilën e portretizon në film.

Aktorja kosovare e ka quajtur Fahrijen si grua të çeliktë, ndërsa e quan nder e fat që ajo e portretizon atë në film.

“Fahrije Hoti – kjo grua e çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë! Ndërmarrëse e suksesshme, nënë, gjyshe e shoqe e dashur. Inspirim për çdo gjeneratë!

Sa nder e privilegj që të njoh e sa fat e kënaqësi që t’kam portretizu në film!

Foto e parë: Premiera e filmit “Zgjoi” në Prishtinë,

22 Tetor 2021

Foto e dytë: Vizitë në fabrikën KB “Krusha”

24 Tetor 2021″ shkruan Yllka në postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i Madh” i ka njoftuar banorët se Einxhel duhet…