Ymeri dhe Jetullahu përforcojnë 2 Korrikun

26 janar 2021 | 17:00

Skuadra e 2 Korrikut ka arritur marrëveshje me dy futbollistë. Bëhet fjalë për sulmuesin qendror Drin Ymerin dhe mesfushorin Labinot Jetullahun.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prishtinas në rrjetin social “Facebook”.

“Klubi i Futbollit ‘2 Korriku’ njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Ymeri si dhe me mesfushorin Jetullahu. Të dy futbollistët janë bashkuar me skuadrën në Durrës, atje ku skuadra tash e tri ditë është akomoduar dhe po përgatitet për stinorin pranveror”, thuhet në njoftimin e klubit që bën gara në Ligën e Parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në…