Ymeri e LDK-së i tha ekstremist i majtë dhe që bën tifo për mashtrues si Kurti, reagon Rron Gjinovci

31 dhjetor 2025 | 13:48

Rron Gjinovci i është përgjigjur Janina Ymerit nga LDK në lidhje me një postim të saj ku kjo i reagonte Gjinovcit për disa deklarata të tij.

Gjinovci tha se Ymeri ka keqinformuar për çështjen e energjisë, ndërsa Ymeri ia ktheu duke i thënë se i “dallon pushtetet e majta”.

Kësaj here Gjinovci, përmes një statusi, ka thënë se ia vendosi vulën profesionalizmit të Ymerit kur ajo aderoi në LDK.

“Kur hupën në zgjedhje, më falni, kur u degjenerun në zgjedhje se kjo humbje nuk ish, kjo ish nji degjenerim politik i papamë ndonjiherë, pra kur shpifjet dhe rrenat profesionale të të dhanave profesionale dështun tanësisht, fajin ia lanë qytetarëve që nuk dijnë e nuk kuptojnë, po shiten për 100 Euro. Dhe këtu reagova unë kundër profesionistes së sapoaderuar te strufullogu i profesionistave. Thash, dhe ju thom prap, majani në men emnin e ftyrën dhe ndëshkojeni në votimet e radhës.”

Reagimin e saj, Gjinovci e ka quajtur “analfabet”.

“Me këtë reagim profesionistja ma dëshmoi se është nji analfa si shumica e atyne që dalin në televizor në Kosovë. Kish marrë me shkru në standard po kish probleme thelbësore në sintaksë e morfologji. (E tash dikush prej jush thotë “por edhe ti nuk po shkrun në standard”. Po, ama unë me qëllim, sepse unë du me komuniku me popullin që e merr vesh gegnishten e s’jam i interesum me u paraqitë profesionist si profesionistja në fjalë).”

Ai shtoi se do donte të ishte majtist, por s’është aq sa i tha Ymeri.

“Tha që unë jam ekstremist i majtë, a thu se është ofendim. Unë do të desha me kenë aq i majtë sa thotë profesionistja në fjalë po nuk jam, bile më vjen pak zor pse s’jam ma i majtë. Si rrjedhim e marr kompliment kur dikush më sheh si shumë të majtë. Menjiherë mas akuzës si ekstremist i majtë më akuzoi që unë i ndërroj qëndrimet në varësi të sponzorëve. Kjo është nji kontradiktë logjike tepër elementare. Ekstremistat e majtë simbas definicionit janë persona të pamarrun vesh e kryefortë, e nuk i ndërrojnë qëndrimet e tyne, bile mosndërrimi i qëndrimeve përbën akuzën kryesore për ta. Pra a e shihni, si përdor çka t’i vjen në mend sepse nuk ka aftësi intelektuale me e strukturu nji argument konsistent logjikisht e pse jo edhe politikisht si kandidate për deputete që është.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj B.T. për krime lufte.…