Ymeri për Hamoviqin dhe lidhjen e tij me rrymën: Është “kingu”, djali i shefit të armatës serbe (Video)
Ekspertja energjetike, Janina Ymeri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për situatën e energjisë elektrike në vend.
Teksa po fliste për Vuk Hamoviqin, ajo u shpreh se është djali i shefit të armatës serbe dhe e quajti “king” për këtë pjesë.
“Vuk Hamoviq është djali i shefit të armatës serbe, ndryshe prej Republika Srpska vjen ai, babai i vet, tash është edhe djali i tij Millosh më sa e di e pati emrin, por nuk ka rëndësi kjo pjesë, sepse “kingu”, mbreti është Hamoviq”.
“Ne po flasim për një kompani që ka qarkullim miliardë, ai nuk e ka problem për 1 miliard qarkullim, pavarësisht sa vjen me taksa e kështu, nuk e ka problem ai me i ble me njëfarë forme ose tjetër ZRrE, KOST, e çka ka pasur. Gjithmonë dyshimet janë. Nëse janë lejuar këto keqpërdorime siç shihen deri tash, ai nuk e ka problem këtë pjesë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv



