Osmani: Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, Shkodra i ka dhënë shumë kombit shqiptar
27 nëntor 2025
| 22:00
Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Shkodër për nder të festës së 28 Nëntorit.
Në një postim në Facebook, ajo ka falënderuar të gjithë shkodranët për pritjen që i kanë bërë, si dhe kryetarin e Bashkisë, Benet Beci.
“Shkodra i ka dhënë kaq shumë kombit shqiptar dhe ka qëndruar gjithmonë si djep i traditës dhe i identitetit tonë kombëtar”, ka thënë Osmani.



