Ymeri: Qeveria duhet ta ndihmojë Telekomin që ta tejkalojë krizën

18 korrik 2019 | 00:07

Deputeti Visar Ymeri ka folur për hetimet që i ka zhvilluar Komisioni Hetimor për Telekomin, ka thënë se kanë zbuluar kontrata të dëmshme në Telekom, e ndër më të mëdhatë, sipas tij, është ajo me “Zmobile”.

“Por edhe të tjera që kanë të bëjnë me shitje e stërshitje të produkteve të Vala-s. Ka edhe kontrata për shërbime që Telekomi ka njerëz të punësuar për ato shërbime. Nëse e shohim në përgjithësi, Telekomi është përdorur nga njerëzit e fuqishëm politikisht, të përfshirë ose jo në politikë, për të kanalizuar paranë e ndërmarrjes publike nëpër xhepat e vet”, deklaroi Ymeri në “Interaktiv” të “KTV”-së.

Për të dalë nga kjo gjendje, pasi që “Zmobile”, e ka dërguar lëndën e borxhit prej 25 milionësh që ia ka Telekomi tek përmbaruesi, Ymeri tha se qeveria, si aksionare e Telekomit, do të duhej të ndërhynte të ndihmonte Telekomin financiarisht që të tejkalonte këtë krizë.

“Domosdoshmërisht, kontrata me Zmobile nuk duhet vazhduar. Duhet kërkuar nga Rregullatori që numrat e Zmobile t’i kthehen Vala-s. Për sa i përket 25 milionëshit, është vendim i Arbitrazhit. Siç kemi gjurmuar pak në Komision, shihet se në këtë rast Telekomi ka shkuar i papërgatitur. Ky tash është vendim gjyqësor, dhe tash ka shkuar në përmbarim. Mendoj se këtu më s’ka mundësi ligjore që të ndërhyjë në një proces të vendosur nga gjykata”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më tani, ka dy vende ku supozohet të organizohet…