Ymeri tregon pse PSD nuk do të marrë pjesë në protestën e LV-së

26 shtator 2018 | 19:50

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Visar Ymeri ka folur për protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila do të mbahet të shtunën në Prishtinë.

Ai ka treguar psë PSD dhe ai personalisht nuk do të marrin pjesë në këtë protestë.

Ymeri në një intervistë për “Gazetën Blic” ka thënë se LV e ka përjashtuar plotësisht PSD nga organizimi i përbashkët i protestës, duke thënë se LV u koordinua vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Së pari unë besoj që e keni vërejt edhe ju që kur së pari Lëvizja Vetëvendosje ka dal me këtë propozim për protestë, atëbotë si patën bërë fare ftesë PSD-së, ajo ka komunikuar vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kështu Partia Social Demokrate nga Lëvizja Vetëvendosje u përjashtua si mundësi bashkëpunimi, në anën tjetër unë mendoj se jemi në një moment delikat dhe në këtë pozicion në të cilin jemi e me numrat që i kemi si opozitë është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkimi opozitar dhe bashkëpunimi opozitar të jetë i sinqertë dhe që do nënkuptonte një fuqi jashtëzakonisht të madhe ndaj pushtetit por edhe ndaj aventurave të Hashim Thaçit”, ka deklaruar ai.

“Mirëpo duhet ta kemi parasysh që ky bashkëpunim opozitar nuk mund të kaloj në kushte ekskluzivi teti të cilido prej subjekteve politike të opozitës dhe në anën tjetër të shpërfilljes së rëndësisë së bashkëpunimit dhe diskutimit të përbashkët edhe te marrjes së përbashkët të vendimeve dhe qëndrimeve për sa i përket edhe metodave edhe çështjeve për të cilat mund të bashkëpunojmë dhe të kundërshtojmë” ka thënë Ymeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të ‘Bloomberg Business Forum’, që po zhvillohet në…