Ymeri zbulon shifrat: Mbi 220 milionë euro i shkuan Kosovës për import të rrymës për një vit
27 nëntor 2025
| 21:59
Ekspertja e energjisë Janina Ymeri ka thënë se Kosova brenda këtij viti ka harxhuar 220 milionë euro për import të energjisë elektrike.
Në emisionin “Rubikon” ajo ka theksuar se situata me furnizimin e energjisë elektrike në vend viteve të mëhershme ka qenë më e parashikueshme.
“Jemi mbi 220 milionë euro import, e kemi tejkaluar importin e çdo viti tjetër, vetëm këtë vit. Jemi mbi 220 milionë euro import, kjo është e paparashikueshme. Ka ndodh për shembull për një ditë që kosto e bartjes së energjisë elektrike ka shkuar mbi 1 milion euro, është e tepërt”, tha Ymeri.
Ymeri theksoi se nesër Kosova mund të harxhojë deri në 300 mijë euro për furnizim me rrymë nga importi.



