Ymeri: Zgjidhja për dinarin është te draft-statuti për Asociacionin

13 mars 2024 | 14:31

Analisti politik dhe ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, beson se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të “zmbrapset” nga vendimi për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare.

Megjithatë, Ymeri ka thënë se këtë “nuk do ta bëjë në mënyrë të dukshme për publikun”, sepse, sipas tij, “ai do që ta krijojë imazhin e një qeverie që i lufton të gjitha strukturat paralele të Serbisë”.

Ymeri ka thënë se çështja e dinarit mund të zgjidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ai kujton se Kosova e ka pranuar një draft-statut për këtë asociacion, të hartuar nga bashkësia ndërkombëtare, ku përmendet se qarkullimi i parave do të bëhet përmes Bankës Qendrore të Kosovës.

Pikërisht kjo pjesë e statutit, sipas Ymerit, “do të ishte zgjidhje për këtë çështje”.

Ai ka thënë se rregullorja e BQK-së ka krijuar vetëm “probleme shtesë”, sepse po tentohet, sipas tij, që çështja të zgjidhet pa formimin e Asociacionit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Wanda Metropolitano” do…