YouTube lejon ngarkimin e videove nga Inteligjenca Artificiale

16 nëntor 2023 | 21:25

YouTube ka njoftuar për ofrimin e një sërë veçorish të reja për abonentët e versionit të saj premium.

Pas rritjes së çmimeve për abonentët në YouTube Premium, kompania po shton më shumë veçori për t’i bërë njerëzit të ndihen të kënaqur me atë që po paguajnë.

Megjithatë, një nga veçoritë që njoftoi ka qenë tashmë e disponueshme për disa përdorues.

YouTube Premium merr shpejtësi të përmirësuar në Android dhe televizorë inteligjentë.

Përveç një përvoje pa reklama, YouTube Premium tani sjell transmetim me cilësi më të lartë 1080p kur shikoni video në pajisjet Android dhe televizorët inteligjentë.

Ofron video me cilësi më të lartë në të njëjtën rezolucion 1080p me më pak kompresim të videos.

Ky funksion ka qenë i disponueshëm për telefonat inteligjentë dhe tabletët Android gjatë javëve të fundit, por fillimisht u lansua për iPhone .

Abonentët Premium mund të vazhdojnë gjithashtu të shikojnë videot që kanë lënë në një pajisje kur marrin një pajisje tjetër.

Për shembull, nëse ndaloni së shikuari një video në telefonin tuaj dhe nisni YouTube në televizor, mund të vazhdoni të shikoni të njëjtën video, pasi YouTube do të shfaq të njëjtën video me etiketën “Vazhdo të shikosh”.

Kjo veçori në fakt është raportuar se po u del edhe abonentëve të thjeshtë dhe kjo nuk dihet nëse është vetëm testim apo përpjekje e kompanisë që të nxis më shumë abonentë të kësaj kategorie, që të dalin në atë premium.

Një veprim tjetër i marrë nga Google është gjithashtu përmbajtjet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale në YouTube.

Duke kërkuar ‘Conversation AI’, ju dalin më shumë video si ajo që po shikoni ose ndonjë gjë tjetër në lidhje me atë që po kërkoni.

Ju gjithashtu mund të bëni pyetje në lidhje me videon në këtë chatbot të IA. Ky funksion është i kufizuar vetëm për disa njerëz që kanë një pajisje Android dhe jetojnë në SHBA.

Poashtu, krijuesit mund ta përdorin atë për të marrë ide për videot e tyre të ardhshme, ndërsa shikuesit mund ta përdorin atë për të kapur reagimet e njerëzve që e kanë parë drejtpërdrejt videon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka quajtur të papranueshëm…