YouTube ulë cilësinë e transmetimit në Evropë

22 mars 2020 | 14:31

YouTube ka thënë të premten se do të ulë cilësinë e transmetimit në Bashkimin Evropian për të shmangur bllokimin e internetit për mijëra evropianë, të mbyllur për shkak të koronavirusit, e që kanë vendosur të shikojnë video përmes kësaj platforme.

Kjo është kompania e dytë pas Netflixit që vepron kështu. Videot zënë një pjesë të rëndësishme të trafikut në internet.

“Kemi vendosur të kthejmë përkohësisht të gjithë trafikun në BE në standard me automatizëm”, ka bërë të ditur kompania, raporton “Reuters”.

Shumë kompani interneti së fundmi kanë njoftuar për ngritje të numrit të përdoruesve në ditët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ne, qytetarë të dashur, e kemi çështjen në duart tona”…