Yuri Kim, ambasadorja e re e SHBA-së në Shqipëri

29 qershor 2019 | 14:24

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë propozimin e tij për ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Yuri Kim, e cila ka shërbyer gjatë karrierës së saj në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore.

Zonja Kim ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit dhe si anëtare e delegacionit amerikan për të mbyllur programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjithashtu, ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Bagdad dhe Turqi.

Njoftimi për emërimin e saj është bërë në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Jetëshkrimi i diplomates së re amerikane që pritet të shërbejë në Tiranë

Yuri Kim është një zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm, e cila ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme Amerikane dhe të sigurisë kombëtare nëpër rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe në NATO.

Ajo ka qenë Shefe e Stafit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, në vitet 2015-2017 dhe ka drejtuar Zyrën e Sigurisë Europiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake, si përgjegjëse për politikat e SHBA-së.

Yuri Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ankara (2011-2014), ku ishte përgjegjëse për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në lidhje me zhvillimet në Siri, Irak dhe Iran. Si Këshilltare Politike në Bagdad (2009-2010), ajo u angazhua me udhëheqësit irakianë në spektrin e plotë të çështjeve të brendshme, dypalëshe dhe rajonale. Ajo gjithashtu punoi me zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes për të planifikuar dhe ekzekutuar tranzicionin e detyrave kritike, përgjegjësive dhe buxheteve, në entitetet civile amerikane dhe irakiane.

Para kësaj detyre, ajo ka mbajtur postin si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit Shtetëror për Çështjet e Azisë Lindore dhe Çështjeve Paqësore dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet për denuklearizmin e Koresë së Veriut.

Ajo ka shërbyer gjithashtu në Seul, Tokio dhe Pekin. Yuri Kim, ka mbaruar studimet e larta, ku zotëron një Bachelor në Universiteti i Pensilvanisë dhe Master i Filozofisë në Universiteti i Kembrixhit.

Ajo flet gjuhën koreane, atë kineze, japoneze dhe gjuhën turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Euroatlantike e Kosovës, me bashkëthemelues Milaim Zekën, Hysen Gecajn,…