Zaev: Shumica e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në NATO

18 janar 2018 | 20:29

Mendoj se duhet të jemi të sinqertë me ju, nuk ka plan B. Pa zgjidhjen e çështjes së emrit, nuk ka hyrje në NATO.

Kjo ishte porosia që e dërgoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev, pas përfundimit të takimeve me krerët shtetëror.

Stoltenberg theksoi se NATO do t’i mbështetë edhe më tej përpjekjet e Maqedonisë për antarësim në NATO, duke nënvizuar se dyert e NATO-s ngelen akoma të hapura. Ai tha më tej se Maqedonia po shkon në rrugën e drejtë ndërkaq përshëndeti vullnetin e mirë në Shkup dhe Athinë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Ka progres të madh në reformat por të jemi real, NATO vendimet i sjell me konsensus. Për këtë shkak shpresoj se do të zgjidhni çështjen e emrit dhe e përshëndes momentin e ri në bisedimet. NATO nuk mund ta zgjidh emrin dhe të jep propozime, këtë vet duhet ta zgjidhni. Nuk ka mënyrë tjetër për hyrje në NATO, pa zgjidhje për emrin. Nuk ka plan B. NATO do ta ftoj vendin kur të gjindet zgjidhje për emrin dhe për këtë e mbështesim gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët”, ka thënë Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ndërkaq, kryeministri Zaev tha se vizita e Stoltenbergut është inkurajuese dhe se viti 2018 do të jetë vit historik për Maqedonisë dhe për rajonin. Ai shprehi bindjen se vendi ynë e meriton anëtarësimin në NATO, duke shtuar se janë bërë reformat e brendshme dhe pret që Maqedonia të jetë anëtari i 30-të në Aleancë.

“Maqedonia me mbështetjen e partnerëve strategjik ka krijuar kushte që ftesa për antarësim të vijë në shprehje. Për fat të keq në vitin 2008 Maqedonia mbeti prapa derës për shkak të çështjes së emrit… E kemi riafirmuar besimin në integrimet euroatlantike dhe jemi të bindur që vendi ynë i meriton perspektivat euroatlantike. Një shumicë serioze e qytetarëve dëshiron anëtarësim në BE dhe NATO”, ka thënë Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Në konferëncën e përbashkët përbashkët për media, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg i përsëriti qëndrimet e tij të cilat i shpalosi para deputetëve të Republikës së Maqedonisë në Seancën e Kuvendit. Në këtë seancë ai mes tjerash tha se në selinë e NATO-s ka ende vende të lira për flamuj dhe se NATO e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Ai ka folur për ngjarjet në Kuvend duke i cilësuar ato si shokuese për të dhe të gjithë anëtarët e Aleancës. Ndërkaq numëroi edhe hapat pozitiv të Qeverisë, ndër tjerash edhe për ligjin e gjuhëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur sot për çështjen…