Zaevi hap skenarë të rinj: Gruevski mund të jetë rrëmbyer!

16 nëntor 2018 | 14:03

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mbajtur konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, në të cilën kanë njoftuar për hapat e qeverisë në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetareve dhe prezantuan hapat që do të ndërmarrin.

Në fund Zaev sërish është pyetur nga gazetarët për çështjen e Gruevskit.
Ai ka bërë apel që Gruevski të tregojë nëse e ka lëshuar Maqedoninë me vullnet të plotë ose është kidnapuar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski të vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht z. Gruevski Maqedoninë, para se gjykata ta ketë lëshuar urdhrin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria. Është e udhës që si shtet t’i bëjmë këto pyetje”, ka deklaruar Zaev.

Dyshimet se Gruevski është kidnapuar, Zaevi i arsyetoi me atë që Gruevski është arratisur me veturë diplomatike nga ana e ambasadës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka marrë…