Zafir Berisha (AAK): Më 28 dhjetor, heshtja nuk është opsion – mobilizimi është detyrë

15 dhjetor 2025 | 20:23

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Zafir Berisha, i cili në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 16, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Krah kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ekipit me numrin 129, Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se këto zgjedhje nuk janë rutinë politike, por një betejë për ruajtjen e vlerave të shtetit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Kosova nuk është pronë e askujt dhe as subjekt i eksperimenteve apo pazareve politike, duke nënvizuar se ajo është amanet i dëshmorëve dhe përgjegjësi e secilit qytetar.

“Prizreni ka ditur gjithmonë të qëndrojë në anën e duhur të historisë. Edhe kësaj here kërkohet zë i fortë, qëndrim i qartë dhe votë për Kosovën”, ka theksuar Berisha.

Në fund, ai ka ftuar qytetarët që më 28 dhjetor të mos qëndrojnë të heshtur, por të mobilizohen për të mbështetur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidatët e saj.

#16Zafa

#129krahtejekosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…