Zafir Berisha: Më 28 dhjetor po hyjmë në një betejë për mbrojtjen e Kosovës!

11 dhjetor 2025 | 11:06

Kandidati për deputet në listën e AAK-së, Zafir Berisha, me numër 16, ka thënë se më 28 dhjetor nuk po hyjmë në një garë politike, po hyjmë në një betejë për mbrojtjen e Kosovës!

“Unë, në këtë garë do të jam në ekipin e Ramush Haradinajt me numrin 129, ndërsa numri im është 16. Ky ekip nuk është listë, është reshtë në vijën e frontit politik për Kosovën! Kosova u ndërtua me gjakun e shokëve tanë, me sakrificën e djemve e vajzave të UÇK-së, me plagë, mund dhe përkushtim të pathyeshëm”, ka shkruar Berisha në “Facebook”, duke theksuar se sot këto vlera po shkelen, po relativizohen, po sulmohen nga një klasë politike e papërgjegjshme, e dobët dhe e rrezikshme që po e çon vendin drejt humbjes dhe shuarjes së dinjitetit shtetëror.

“Prandaj po ju thërras, ngrituni, bashkohuni, mobilizohuni! T’i dalim krah Kosovës me vendosmëri, të rikthejmë drejtimin, forcën dhe nderin e shtetit tonë drejtë synimeve tona për integrime euroatlantike. Kjo nuk është ditë e zakonshme zgjedhjesh. Kjo është ditë llogarie. Dhe Kosova kërkon njerëz që nuk i dridhet dora me 28 dhjetor, sepse ka pas njerëz edhe në kohë më të vështira që nuk i është dridhur dora!”, ka shkruar Zafir Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli po përshpejton rindërtimin e sulmit, ndërsa dyshimet rriten për…