Zakon i çuditshëm: Tezja e nuses obligohet ta kalojë natën me dhëndrin në këtë vend
Ndoshta ato tingëllojnë tronditëse për një person mesatar, për njerëzit në Afrikë këto zakone përfaqësojnë një normë të vendosur që duhet respektuar
Famadihana është një ceremoni që zhvillohet çdo shtatë vjet dhe përfshin marrjen e eshtrave të të ndjerit, me të cilat vallëzohet më pas, transmeton Telegrafi.
Çdo familje ka regjistruar datat kur duhet bërë dhe ata ende i përmbahen saktësisht rregullit të vjetër. Është zakon të ftohen të gjithë fqinjët dhe të shërbehet oriz dhe alkool.
Në ditën e tretë fillon rituali, gjatë të cilit nxirren thasët e bardhë me të cilët ishte mbështjellë i ndjeri gjatë varrimit.
Edhe pse zakoni duket i çuditshëm për shumicën e njerëzve, ai ka për qëllim nderimin e të ndjerit.
Etiopi: Pjata në buzën e poshtme
Që në moshën 15-vjeçare, vajzat e fisit Suri fillojnë të shtrijnë buzën e poshtme në mënyrë që të vendoset një pjatë në të. Sa më e madhe të jetë pjata në diametër, aq më shumë vlerësohet vajza.
Buzën e vajzës e pret nëna dhe i futet një copë druri e rrumbullakët dhe pas shërimit të plagës zgjerohet duke i futur copa gjithnjë e më të mëdha.
Arsyeja e saktë e kësaj praktike nuk dihet sot, por besohet se ky zakon e ka origjinën nga koha kur gjuetarët e skllevërve bredhin duke bërë kërdi në Afrikë. Për të qenë jo tërheqëse për to, gratë qëllimisht shpërfytyruan veten dhe kështu shmangën skllavërinë.
Kontakt i detyrueshëm intim me tezen e nuses në Ugandë
Fisi Banyankole në Ugandë ende praktikon një zakon që shkakton habi te shumë njerëz – dhëndri ka kontakte intime me tezen e nuses.
Ditën e dasmës, në shtëpinë e nuses bëhet një gosti, ku babai i saj duhet të therë një dem, ku më pas bëhet gosti në shtëpinë e dhëndrit.
Por zakoni dikton që këtu të kryhen dy teste që përfshijnë tezen. Fillimisht ajo duhet të kontrollojë virgjërinë e vajzës, e cila nëse dështon, mund të dënohet me vdekje.
Testi i dytë përfshin testimin e aftësisë seksuale të dhëndrit duke pasur marrëdhënie me të, kjo bëhet sepse tezja duhet të kontrollojë nëse dhëndri i ardhshëm është në gjendje të prodhojë pasardhës.