Zani Çaushi kërkon të lirohet nga burgu

13 korrik 2020 | 15:28

Aktualisht Çaushi qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës ndërsa ndaj tij rëndon dënimi me burg përjetë për vrasje, organizator i trazirave gjatë vitit 1997 dhe grupe kriminale.

“Kam fëmijë të mitur për të rritur, jam rehabilituar pasi ¾ e dënimit i kam shlyer në qeli. Më pranoni kërkesën time për t’u liruar me kusht para kohe”. Është kjo kërkesë e ish-kreut të bandës famëkeqe të Çoles, Myrteza Çaushi e cila në vitin e mbrapsht të periudhës së errët të vitit 1997 drejtonte Vlorën.

I njohur edhe si Zani Çaushi apo Zani i Vlorës ka depozituar kërkesën dhe më 17 korrik në gjykatën e Korçës do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Zani Çaushi do të mbahet mend edhe si kreu i bandës kriminale me të cilin ish kryeministri Italian asokohe Romano Prodi pati një takim për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit, shkruan / Shqiptarja.com/

Mandatory Credit: Photo by Luca Bruno/AP/Shutterstock

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga super-kompjuterët më të fuqishëm në botë po i…