Zarf i zi për Meritonin dhe Ilnisën, çfarë do të ndodhë sonte?!

02 prill 2024 | 16:34

Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” këtë pasdite, pak orë para spektaklit.

Zarfi mban emrin e Meritonit dhe Ilnisës, por nuk duhet të hapet deri në një njoftim të dytë.

Pak ditë më parë, Vëllai i Madh njoftoi skualifikimin e Eglës nga loja dhe paralajmëroi masa dhe për çiftin, për incidentet mes të treve, me provokime dhe përplasje.

Megjithatë, shumë surpriza priten sonte, pasi në promon e publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP 3” shohim se Egla ndodhet ende brenda shtëpisë, e izoluar në një dhomë të veçantë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u konfirmua se kompania kosovare “Apetiti sh.p.k” ka blerë…