Zbatohet vendimi për kthim të objektit në gjendjen e mëparshme në lagjen “Dardani” 

08 korrik 2021 | 14:12

Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë të enjten një aksion në lagjen “Dardania”, në kryeqytet, për shkak të dëmtimeve që i janë shkaktuar një objekti kolektiv.

Në rastin në fjalë, pala pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdheses së objektit kolektiv.

“Inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme. Meqë pala nuk ka përfillur vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është iniciuar edhe kallëzim penal”, është thënë në komunikatën e komunës së Prishtinës.

Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka folur për humbjen ndaj…