Zbriten çmimet e biletave për ndeshjen Feronikeli – Milan

31 korrik 2019 | 20:18

Organizatori i ndeshjes Feronikeli-Milan, Agron Selimi, ka konfirmuar se kanë zbritur çmimin e biletave për këtë takim që do të mbahet më 10 gusht në Prishtinë.

Ai ka konfirmuar se asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për organizimin e kësaj ndeshjeje përveç çmimit të biletave.

Selimi ka konfirmuar në Info Magazine të Klan Kosova që e transmeton “Telegrafi” se tifozët që kanë blerë biletat me çmimet e derisotshme do t’u rimbursohen, duke iu kthyer mjetet e paguara më shumë.

Deri më tani ai ka pohuar se janë shitur katër mijë bileta që përfshinë rreth 30 për qind të kapacitetit të stadiumit  “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja.

E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë se Milani me vete në Prishtinë do ta sjellë njërën prej trofeve të fituara të Ligës së Kampionëve me të cilën do të kenë rastin që të bëjnë fotografi ata që do të blejnë biletat.

Këto janë çmimet e reja të biletave

Biletat që janë shitur deri tash 35 euro kanë rënë në 15 euro.

Ato që janë shitur 50 euro kanë rënë në 35 euro.

Biletat me çmim 90 euro janë zbritur në çmimin prej 59 dhe 69 euro.

Dhe, biletat e shitura me çmim 115 euro kanë rënë në 89 euro.

Ndeshja zhvillohet me 9 gusht nga ora 20:45. Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emër të Lartmadhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë, Ambasadori…