Zbukurohet qyteti i Klinës (Foto)

14 dhjetor 2020 | 22:06

Edhe qyteti i Klinës është zbukuruar për festat e fundvitit. Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” se është bërë ndezja solemne e dritave në qytetin e Klinës.

“Jemi të vetëdijshëm se ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë dhe se përballja me virusin COVID-19 ka ndikuar si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror, por festat e fundvitit e kanë simboliken e vet”, ka shkruar Elezaj, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Elezajt:

SOT NË KLINË NDEZËM DRITAT PËR FESTAT E FUNDVITIT

Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, kemi bërë ndezjen solemne të dritave në qytetin e Klinës.

Jemi të vetëdijshëm se ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë dhe se përballja me virusin COVID-19 ka ndikuar si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik dhe shoqëror, por festat e fundvitit e kanë simboliken e vet.

Po ashtu, këtë vit dekorimi është bërë me një kosto shumë më pak të kushtueshme, kjo pasi duke e pasur primar kujdesin për paranë publike, jemi kujdesur që dritat e vendosura në vitin e kaluar për dekorim të qytetit të jenë të gatshme për përdorim edhe këtë vit.

Në emër tim dhe gjithë stafit të komunës ju dëshiroj shëndet, suksese dhe mbarësi, pas një viti të vështirë dhe përballje me virusin tinëzar.

Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, njerëz që qëndrojnë, natë, pemë dhe jashtë

 

Imazhi mund të përmbajë: Pema e Krishtlindjeve, natë, pemë, qiell dhe jashtë

 

Imazhi mund të përmbajë: pemë, qiell, natë dhe jashtë

 

Imazhi mund të përmbajë: natë, qiell dhe jashtë

 

Imazhi mund të përmbajë: natë, qiell dhe jashtë

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka komentuar deklaratat e Vjosa…