Zbulimet nga Kutia e Pandorës/ Marrëdhënia sekrete e Putin me ish-pastruesen dhe e bija jashtëmartesore

04 tetor 2021 | 11:55

“Letrat e Pandorës” është investigimi më i ri i mbi 600 gazetarëve që tregon se si i shmangin taksat dhe si e fshehin pasurinë më të pasurit e botës.

Me dhjetëra politikanë, liderë bote, edhe biznese shqiptare, janë zbuluar se po e fshehin pasurinë në parajsa fiskale ose në emër të personave të tjerë.

Mes skandaleve qe dolën në pah është edhe ai i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili përveç pasurive të fshehta dhe manipulimeve financiare rezulton të ketë në lidhje jashtëmartesore me një pastruese.

Sipas Washington Post , Svetlana Krivonogic bleu një apartament në Monako përmes një kompanie bregdetare të Karaibeve në prill 2003. Disa javë pasi bleu shtëpinë, ajo lindi një vajzë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e zhvilluar sot nga Konferenca e Kryetarëve, Kuvendi…