Zbulohen 11 kandidatët për ‘The Best FIFA 2020’, Lewandowski favoriti kryesor 

25 nëntor 2020 | 18:01

Iu mohua e drejta për të fituar për herë të parë në karrierë “Topin e Artë” por Robert Lewandowski pritet të fitoj çdo trofe individual në qarkullim pasi sezoni i fundit për të ishte fantastik në çdo aspekt, si në rrafshin personal ashtu dhe me Bayern Munchen.

FIFA ka bërë publike listën me 11 kandidatët për çmim “The Best 2020”, një listë me emra të famshëm ku mes favoritëve kryesor është pikërisht sulmuesi polak.

Cristiano Ronaldo (Juventus), Thiago Alcantara (Bayern /Liverpool), Kevin De Bruyne (Manchester City), Robert Lewandowski (Bayern M.), Sadio Mane (Liverpool), Kylian Mbappe (PSG), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (PSG), Sergio Ramos (Real Madrid), Mohamed Salah (Liverpool), Virgil van Dijk (Liverpool) janë 11 lojtarët e përzgjedhur. Tre finalistët do të bëhen publik më 11 dhjetor ndërsa çmimi final, “The Best FIFA 2020” do të akordohet më 17 dhjetor një ceremoni që do të zhvillohet online për shkak të masave të imponuara nga Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artmotion, platforma unike me kanale ekskluzive si filma, seriale, dokumentarë…