Zbulohet audiopërgjimi tjetër i Perezit, fyen Figon

17 korrik 2021 | 11:26

Një tjetër audiopërgjim është zbuluar nga “El Confidencial”, për presidentin Florentino Perez. Casillas, Raul, Del Bosque, Ronaldo e Mourinho janë disa prej personazheve të shigjetuar nga spanjolli.

Nuk ka shpëtuar as Luis Figo, me të cilin është i ashpër. Perez dëgjohet të thotë mes të tjerash:

“Figo është ai që e shk**dhen ekipin. Më i miri ka qenë Zidane, pa asnjë dyshim. Figo ka qenë një bir k***e, si Raul. Dy më të këqijtë kanë qenë Figo dhe Raul.

Kur erdhi Figo u bë shok me Raul dhe së bashku me Hierron ishin në krye të grupit dhe komandonin dhomat e zhveshjes. Budallai Del Bosque nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka pranuar informacion se kamerat e sigurisë…