Shkyçi kamerat e sigurisë në Grykën e Deçanit, arrestohet i dyshuari

17 korrik 2021 | 10:55

Policia e Kosovës ka pranuar informacion se kamerat e sigurisë në Grykën e Deçanit nuk janë duke punuar që nga data 17 maj 2021.

Lidhur me këtë, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka bërë shkyçjen e kamerave.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka regjistruar…