99 raste aktive me Covid në Kosovë

17 korrik 2021 | 10:50

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka regjistruar të premten 11 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,366 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKShPK-ja ka njoftuar se më 16 korrik janë shëruar 17 pacientë nga sëmundja Covid-19, ndërsa raste aktive janë 99.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,894 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,264 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 11,546 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 88,961, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 305,991.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takimin…