Helmimet në Deçan, Ramosaj thotë se situata po normalizohet
17 korrik 2021
| 10:26
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takimin e radhës me Shtabin Emergjent për menaxhimin e Emergjencave, në të cilin takim është vlerësuar situata e krijuar ditëve të fundit rreth helmimit në këtë komunë.
Ai ka thënë se situata me helmim po shkon drejtë normalizimit.
“Akterët e kyçur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKShPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme”, ka thënë Ramosaj.



