Zbulohet busti i Destan Bajraktarit

12 dhjetor 2019 | 14:13

Në Komunën e Suharekës është bërë zbulimi i bustit të mësuesit Destan Bajraktarit.

Me këtë rast, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se Bajraktari do të nderohet gjithmonë nga gjenerata që jetuan me te, dhe gjeneratat që mësuan nga ai.

“Librat e shumtë të shkruara nga ai, tregojnë mes tjerash vlerat e një intelektuali i cili e nderoi atdheun e tij. Për virtytet e vazhdueshme atdhetare, arsimore dhe folklorike, regjimi totalitar serb në Kosovë e kishte shpallur person të rrezikshëm dhe pas shumë përgjimesh sekrete edhe e burgosin më 1959, duke e dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burgim”, ka thënë Muharremaj.

Ai ka theksuar se suksesi i Destan Bajraktarit në zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteti i gjithëmbarshëm i tij me popullatën shqiptare do të vlerësohet në histori.

“Megjithatë ai nuk u ndal dhe vepra e tij kujtohet edhe pas vdekjes së tij me respekt të veçantë. Ai sot po vjen në vepër artistike, në shkollën që e mban emrin e tij. Ne do ta nderojmë dhe kujtojmë gjithmonë, për kontributin dhe përkushtimin e tij për kombin. E përjetshme qoftë lavdia e tij”, është shprehur Muharremaj.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar…