Zbulohet destinacioni ku po e dërgon Rusia grurin e vjedhur në Ukrainë

08 qershor 2022 | 19:37

Zyrtarët e emëruar nga Kremlini në Ukrainën jugore, thonë se Rusia po dërgon grurë nga zonat e pushtuara drejt Lindjes së Mesme nëpërmjet Krimesë.

Yevgeny Balitsky tha se trenat që transportonin drithë ishin larguar nga rajoni i Zaporizhzhia, ku ai drejton zonat e kontrolluara nga Rusia.

Ai i tha televizionit shtetëror rus se “kontratat kryesore janë duke u lidhur me Turqinë”.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. Gruri do të dërgohet prej andej, tha Balitsky, pa specifikuar sasitë apo llojin.

“Trenat e parë tashmë kanë kaluar përmes Krimesë, në drejtim të Lindjes së Mesme”, tha ai.

Një zyrtar rus në Krime, Oleg Kryuchkov, tha se treni i parë që transportonte grurë kishte mbërritur nga Melitopol, një qytet në Zaporizhzhia.

Ukraina akuzon Rusinë se ka vjedhur rreth 600,000 tonë drithë dhe ka eksportuar një pjesë të tyre.

Kujtojmë se vendet në Lindjen e Mesme janë shumë të varura nga importet e drithit nga Ukraina dhe Rusia, veçanërisht nga gruri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e cila…