Zbulohet dita dhe vendi ku u varrosën Bryanti dhe vajza e tij

12 shkurt 2020 | 13:29

Edhe pse nuk u bë publike, mediet amerikane kanë zbuluar detajet e ceremonisë mortore të Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna.

Dy trupat e pajetë janë varrosur më 7 shkurt në Pacific View Memorial Park në Corona del Mar pas një ceremonie mortore private të familjes. Ky fakt dokumentohet në certifikatën e vdekjes së tyre. Fillimisht u planifikua që Kobe dhe Gianna të varroseshin në Westwood Village Memorial Park, por familja i ndryshoi planet disa ditë më vonë.

Kujtojmë që Kobe Bryant, Gianna dhe shtatë persona të tjerë mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në zonën e Kalifornisë. Helikopteri nuk kishte probleme me motor, por  besohet të ketë qenë moti, ose ndonjë veprim i pilotit që çuan në ngjarjen tragjike të ndodhur në 26 janar të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, të drejtuar nga…