Zbulohet e ardhmja e portierit Kepa

01 tetor 16:07

Chelsea janë duke u përballur me faktin që transferi më i shtrenjtë i tyre, portieri Kepa Arrizabalaga, do të qëndrojë me klubin edhe në bankën rezervë, pasi asnjë klub deri tani nuk janë të interesuar për gardianin spanjoll.

Kepa, i cili erdhi te Chelsea për një shumë rekorde rreth 72 milionë eurosh, ku e ka epitetin si portieri më i shtrenjtë në botë, ka dështuar që ta impresionojë teknikun Lampard, ku ky i fundit nuk e ka përfshirë me ekipin e parë, pas dy gabimeve fatale në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Pas ardhjes së portierit të ri Mendy, thuhet se Kepa ka humbur epitetin e startuesit në ekipin e Chelseat dhe se atë po e kërkojnë ekipe në formë huazimi.

“Shefja e transfereve” te Chelsea, Marina Granovskaia po kërkon 60 milionë euro për çdo klub që e kërkon Kepën, por impakti që ka COVID-19 në transfer-marketin e sotëm ka bërë që klubet të mos ofrojnë këtë shumë të parave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e motrave të famshme Jenner-Kardashian, Kris Jenner, po përballet…