Zbulohet emri i James Bondit të ri?

14 gusht 2018 | 11:05

Idris Elba mund të jetë 007 i ardhshëm. Vetë aktori ka postuar në rrjetin social në “Twitter” një mesazh të koduar që të lë të mendosh se ai mund të jetë James Bondi i ri.

Pak ditë pas disa thashethemeve se një prodhues i serisë i ka propozuar atij që të bëhet 007 i ri, Idris Elba ka shkruar në rrjetin social: “Emri im është Elba, Idris Elba”.

Fansat e konsiderojnë këtë si një sinjal se ai mund të jetë James Bondi i ri, pasi të largohet aktori Daniel Craig.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izet Abdyli Nexhat Rexha është një prej krijuesve më produktivë…